Rama ndan foto nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për dronët Bayraktar në Shqipëri

Mëngjesin e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së dronëve Bayraktar. “MIRËMËNGJES, dhe me momentet e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes për futjen e dronëve të famshëm Bayraktar në arsenalin e Forcave tona të Armatosura, ju uroj një ditë të mbarë”,shkruan Rama.

I pranishëm gjatë firmosjes së marrëveshjes, Rama tha se blerja e doneve vjen në një kohë kur siguria globale është e kërcënuar, Kreu i qeverisë theksoi në fjalën e tij se dronët do të jenë dobiprurëse për sigurinë kombëtare.

“Është teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, policore dhe civile, në funksion të sigurisë kombëtare, të luftës kundër krimit e kultivimit të paligjshëm të hashashit, të emergjencave civile, mbrojtjes së territorit dhe mbledhjes së informacioneve gjeohapësinore”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?