Rama ndan foton magjike nga perëndimi i diellit në Lagunën e Patokut

Gjatë bregut shqiptar të Adriatikut, Lugina e Patokut përfaqëson një nga bukuritë natyrore më interesante. Kryeministri Edi Rama në kuadër të rubrikës “Beautiful Albania”, ndau pamje nga perëndimi i diellit në Luginën e Patokut.

Pozicioni i favorshëm dhe shumëllojshmëria e habitateve rreth lagunës kanë krijuar kushte të përshtatshme për faunën ujore. Mbi 358 specie bimësh të larta e deri në 179 lloje shpendësh popullojnë të gjithë zonën, duke e kthyer në një parajsë të vërtetë për të apasionuarit mbas biodiversitetit.

Flora dhe fauna e Lagunës së Patokut tërheqin çdo vit mijëra vizitorë, të cilët përmes shëtitjeve me varkë në Lagunën e qetë, kanë mundësinë të kundrojnë nga afër një pasuri të vërtetë natyrore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?