Rama ndan historinë e Jurgen Gjeloshajt: Student në Oxford, por ka vendosur të kthehet në Shqipëri
Jurgen Gjeloshaj është në vitin e fundit të studimeve në Oxford për inxhinieri elektromekanike dhe ka vendosur të kthehet në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale rrëfimin e Gjeloshajt, i cili tregoi se ka vendosur të kthehet në Shqipëri, pasi mendon se vendi ofron mundësi të mëdha. Gjeloshaj tregon se bashkëpunon me kompaninë e njohur BMW, por Shqipërinë e sheh si një mundësi të mirë për të vijuar karrierën e tij në këtë fushë.
Postimi i plotë
Jurgen Gjeloshaj është në vitin e fundit të studimeve në Oxford për inxhinieri elektromekanike dhe ka vendosur të kthehet në Shqipëri.
Ai bashkëpunon me kompaninë e njohur BMW, por Shqipërinë e sheh si një mundësi të mirë për të vijuar karrierën e tij në këtë fushë.
Kjo falë një sistemi favorizues taksash, tregu të mirë pune, iniciativa të vazhdueshme për mbështetjen financiare të start up-eve për të rinjtë, numri në rritje i kompanive ndërkombëtare që kanë hyrë në vendin tonë.
Por duke mos harruar pa përmendur ruajtjen e lidhjes me familjen dhe të afërmit, të gjitha arsye se pse Jurgeni ka zgjedhur vendlindjen duke nisur një kapitull të ri për veten dhe kontributin që dëshiron të jap për Shqipërinë.
KOHA JONË SONDAZH

