Rama ndan lajmin nga media italiane: Shqipëria në rrugën për të rrëmbyer titullin e ”Mbretëreshës së Turizmit 2024”

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një shkrim të medias italiane “Gazzeta del Mezzogiorno”, e cila vë në dukje që Shqipëria është në rrugën e duhur për të rrëmbyer edhe titullin e ”Mbretëreshës së Turizmit 2024”. ”Shqipëria propozohet, jo vetëm për detin por edhe për kulturën dhe historinë e saj, e ku tashmë me fluturimet e lira dhe të shpeshta me Ryan Air, Air Albania, Ita, WizzAir, plus tre porte janë minimizuar distancat mes Italisë dhe Shqipërisë”,-shkruan Rama.

Postimi i plotë

Shqipëria është në rrugën e duhur për të rrëmbyer edhe titullin e ”Mbretëreshës së Turizmit 2024”. Kështu shkruan media italiane “Gazzeta del Mezzogiorno”, ndërsa flet për rekordin e shënuar në vitin 2023 me numrin e lartë të turistëve, duke pasqyruar edhe të dhënat nga sektori privat që tregojnë për një rritje me 35% të kontratave të turizmit të organizuara për vitin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria propozohet, jo vetëm për detin por edhe për kulturën dhe historinë e saj, e ku tashmë me fluturimet e lira dhe të shpeshta me Ryan Air, Air Albania, Ita, WizzAir, plus tre porte janë minimizuar distancat mes Italisë dhe Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në artikull vlerësohen si faktor suksesi edhe marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria si për shembull, ajo me ITB Berlin, panairin më të madh botëror të turizmit, ku Shqipëria do të jetë zyrtarisht vendi i nderit për vitin 2025.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?