Rama ndan pamje nga rruga e re Berat-Ballaban: Secili turist që ka parë qytetin, e ka më të lehtë rrugën drejt Jugut

Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga rruga e re Berat-Ballaban, që po afron gjithnjë e më shumë dy qytetet e UNESCO-s: Beratin dhe Gjirokastrën. Sipas Ramës, tani më secili turist që ka parë qytetin e ka më të lehtë rrugën drejt Jugut. ”Berati bëhet më lehtësisht i aksesueshëm për ata që zbresin nga Gjirokastra apo vijnë nga Greqia, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit të vizitorëve, zhvillimin e agroturizmit dhe gjallërimin ekonomik të zonave rurale që kjo rrugë prek dhe vice versa”,-shkruan Rama.

Postimi i plotë

Vijojnë punimet për ndërtimin e rrugës Berat-Ballaban, një aks i rëndësishëm që po afron gjithnjë e më shumë dy qytetet e UNESCO-s: Beratin dhe Gjirokastrën. Aktualisht, është përfunduar shtresa e parë e asfaltit nga Ballabani deri në Zhitom, ndërsa në segmentin Zhitom–Drobonik po vijon vendosja e tombinove dhe përgatitja për asfaltim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo rrugë, e gjatë 60 km, nuk është thjesht një vepër infrastrukturore, por një urë që forcon lidhjen turistike mes dy prej destinacioneve më të çmuara të Shqipërisë. Shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Jugu drejt Beratit, duke sjellë më afër vizitorët vendas dhe të huaj që kalojnë përmes Përmetit e Tepelenës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me përfundimin e saj, turizmi kulturor dhe historik merr një hov të ri: Berati bëhet më lehtësisht i aksesueshëm për ata që zbresin nga Gjirokastra apo vijnë nga Greqia, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit të vizitorëve, zhvillimin e agroturizmit dhe gjallërimin ekonomik të zonave rurale që kjo rrugë prek dhe vice versa. Çdo turist që ka parë Beratin e ka më të lehtë rrugën drejt Jugut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?