Ura e Kukësit po shkon drejt përfundimit. Bashkon brigjet e Drinit në Rrugën e Kombit

Ura e Madhe e Kukësit me gjatësi 310 metra, pjesë e munguar e Rrugës së Kombit po shkon drejt përfundimit. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në Facebook, me pamje nga ura e re ku po vijojnë me intensitet punimet.

Ura ka dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa në të gjithë gjatësinë e saj është konstruksion metalik, me një hark të madh pa këmbë të ndërmjetme. Ura bashkon brigjet e Drinit në Rrugën e Kombit. Ajo po zëvendëson urën e vjetër ekzistuese që ka më shumë se 45 vite që mban “mbi supe” me mijëra mjete përgjatë viteve.

Investimi prej 30 milionë dollarësh e bën atë një ngjarje ekonomike për zonën dhe lidhjen e Shqipërisë me Kosovën. Për lëvizjen nga Morina në Milot, devijimi i lëvizjes po bëhet tek rampa dalëse e mbikalimit tek nyja e re e aeroportit dhe dalja në urën e Drinit të Zi.

SHKARKO APP