Rama ndan pamjet: Dyfishim i hapësirave në Muzeun e Arteve të Bukura
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Tiranë, po vijojnë punimet për zgjerimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së këtij institucioni të rëndësishëm kulturor. Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamjet, shkruan se muzeu do të ofrojë kushte të shkëlqyera për artistët dhe vizitorët. ”Në Muzeun e Arteve të Bukura, vijojnë intensivisht punimet për zgjerimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së këtij institucioni të rëndësishëm kulturor. Me dyfishimin e hapësirave të ekspozimit, rritjen e hapësirave për ruajtjen e veprave, laboratorëve të restaurimit e shumë ambienteve të reja, muzeu do të ofrojë kushte të shkëlqyera për artistët dhe vizitorët”,-shkruan Rama.