Rama ndan pamjet: Hyrja e Shkodrës hedh hapat e parë drejt transformimit të premtuar, po rilind dita-ditës

Punimet për t’i dhënë hyrje të re Shkodrës po ecin ndërsa ka nisur zbatimi i projektit që do e transformojë zonën. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet, ku shkruan se hyrja e Shkodrës hedh hapat e parë drejt transformimit madhështor që meriton.

”Hyrja e Shkodrës hedh hapat e parë drejt transformimit të premtuar, me prishjen dhe çmontimin e ndërtesave abuzive të mbetura aty prej dekadash si një kartolinë e zymtë mirëseardhjeje në kryeqytetin e harruar të Veriut, i cili sot po rilind dita-ditës’‘,-shkruan Rama.

Dy ditë më parë IKMT nisi shembjen e 11 objekteve pa leje në hyrje të qytetit. Kjo është puna e parë për projektin e hyrjes së Shkodrës, për të vijuar me shpronësimet dhe lirimin e plotë të hapësirës, ku do të zbatohet një nga projektet më të rëndësishme për Shkodrën e të ardhmes.

SHKARKO APP