Rama ndan pamjet nga puna për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas: Do të jetë tërësisht elektrike
Kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamjet nga puna që vijon për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas dhe shprehet se kjo linjë hekurudhore do të jetë tërësisht elektrike, me një
impakt të rëndësishëm në fushën e transportit në vend.
“Vijon puna me ritme të mira në kantierin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas e cila do të jetë një linjë tërësisht elektrike, me një impakt të rëndësishëm në fushën e transportit në vend, e ku falë makinerive moderne me të cilat po punohet në subjekt, ky projekt po merr një hov më shumë në ecurinë e përgjithshme të punimeve për linjën“,- shkruan Rama krahas videos.