Rama ndan rrëfimet e afganëve të strehuar në Shqipëri: Kishim një jetë të mirë, tani çdo gjë ka ndryshuar
Kryeministri Edi Rama ka publikuar të tjera rrëfime nga afganët e strehuar në Shqipëri.
Në një video të postuar në Facebook tregohet historia e një çifti gazetarësh, të cilët kanë punuar për vite si pedagogë. Ata rrëfejnë se si talebanët i kanë ndjekur dhe i kanë gjurmuar.
“Unë kam qenë pedagogë në universitet e kam punuar edhe gazetare. Burri im ishte po gazetar. Prej 12 vitesh kam punuar në universitet duke trajnuar mijëra gazetarë, vecanërisht gra. Kur talebanët duan të gjurmojnë një gazetar, ata gjurmojnë familjen tënde. Shumë media kane ndaluar transmetimin”- shprehen ata.
Në video jepen rrëfime të grave biznesmene si dhe historia e një zëvendësministri.
“Kishim një jetë të mirë, tani çdo gjë ka ndryshuar”- shprehen ata.
“Jemi në një vend të mirë, në një hotel me 5 yje dhe çdo gjë është mblesëlënëse”- shprehet Ozra Aziz, e cila ka ardhur bashkë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj. Ajo nuk harron të falenderojë edhe shqiptarët për mikpritjen.
“Jam këtu me bashkëshortin dhe me dy fëmijët. Jam shumë e lumtur që shikoj që njerëzit e Shqipërisë janë kaq të këndshëm, interesohen për ne dhe na ndihmojnë”.
KOHA JONË SONDAZH

