Rama: Ndryshimet kushtetuese janë gjëja e duhur

Kryeministri Edi Rama nuk është penduar për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që kanë qëllim hapjen e listave dhe formulën e re të koalicioneve. Në një intervistë për “Report TV”, ai shprehet se ka marrë vendimin e duhur. “Sigurisht që ky ishte momenti kur këto mund të bëheshin dhe u bënë dhe patjetër që ishte gjëja e duhur. A mund të ishin bërë më parë? Sigurisht nëse do të ishin kushtet, por kushtet u krijuan së fundmi dhe ne bëmë më të mirën për t’i shfrytëzuar për të sjellë një risi të rëndësishme kushtetuese që i hap rrugën pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin zgjedhor me një zë më të fortë, pasi nuk do të zgjedhin vetëm partinë që duan, por edhe deputetin”,- tha Rama.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?