Rama: Në 11 maj do ta shohim kush do të zbresë e kush do të bjerë!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komentuesve në rrjeteve sociale në rubrikën e tij “Sy m’sy”, ku njëri prej tyre i është referuar ardhjes së Chris LaCivita në çeljen e fushatës së PD ditën e nesërme.

Ajo Francë e Londër na kanë lënë si kodra pas diellit. Janë kundër kombit shqiptar por ti vazhdo derisa sherifi të zbresë në qytet”, shkruan komentuesi.

“Të marrsha të keqen. Nuk po bëj asnjë koment sepse erdhën zgjedhjet e do ta shohësh kush do të zbresë e kush do të bjerë”, tha Rama.

Pate premtuar rritje rrogash, ku i ke se janë të njëjtat”, ishte një tjetër pyetje që Edi Rama iu përgjigj.

Nëse ka një gjë që është shumë evidente është rritja e vazhdueshme e pagave në vend që ka impaktuar edhe rritjen në sektorin privat.

Ishte 372 euro paga mesatare kur morëm detyrën, ndërkohë në 2024 u mbyll viti me pagë mesatare 1 mijë euro. Paga minimale 500 euro në vijim, ky është thelbi që ka të bëjë më pas me mbështetjen që ne kemi”, tha Rama.

SHKARKO APP