Rama: Në 18 muaj për Durrësin, më shumë se në 18 vjet

 

Kryeministri Rama, postoi sot në faqen e tij në rrjetet sociale, një  foto të urës së rindërtuar në hyrje të plazhit të Durrësit në zonën e quajtur “Plepat”.

Aty është një rrethrrotullim i shumëfishtë dhe trafiku gjithmonë ka qenë problematik për udhëtarët e linjave dhe pushuesit që frekuentonin plazhin.

Veç të tjerave ky vend ka qenë tepër i ndotur me mbeturina dhe tregëtarë të paligjshëm që ushtronin aktivitetin e tyre por duke mos e mirëmbajtur këtë ambient.

Me ndërhyrjen e fundit ura dhe sheshi poshtë saj, janë kthyer në një zonë të gjelbëruar.

Ja si shprehet Kryeministri Rama për këtë zonë: “Hyrja e plazhit më të populluar të Shqipërisë. Në 18 muaj për Durrësin më shumë se në 18 vjet”, përfundon komentin e tij Kryeministri.

SHKARKO APP