Rama në 28 Nëntor viziton Gjermaninë, do takojë kancelaren Merkel

Kryeministri shqiptar Edi Rama do të humbasë kremtimet për 104 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, pasi më 28 nëntor ai do të udhëtojë drejt Gjermanisë, ku do të zhvillojë një takim me kancelaren Angela Merkel.

Lajmi bëhet  ditur nga mediat kosovare, të cilat raportojnë se në fokus të takimit Rama- Merkel do të jetë çështja e integrimit të Shqipërisë në BE.

Mediat kosovare raportojnë gjithashtu se kancelarja gjermane do i bëjë të ditur Ramës kushtet për hapjen e negociatave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?