Rama në 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit: Çfarë do flamuri i NATO-s në konferencën për gjuhën shqipe?!
Kryeministri Edi Rama nisi fjalën e tij në konferencën e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit me një ironi thumbuese për organizatorët e aktivitetet.
Rama tha se mbi të gjitha nuk kupton se përse mes flamujve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, qëndron edhe ai i NATO-s.
“Tre flamujt të qëndrojnë bashkë si flamuj që mishërojnë ndër të tjera dhe në të njëjtën kohë, një pakt të vështirë siç është gjuha. E dimë shumë mirë por rreziku gjithnjë e më i madh është ta marrim si diçka që ka qenë gjithmonë aty. Sa e pamundur është dukur jo shumë shekuj më parë, por deri disa vite më parë që shqipja të pranohej flitej e shkruhet lirisht si e drejtë themelore e shqiptarëve edhe në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut. I vetmi flamur që nuk kuptova pse është është ai i NATO-s. Ua thashë edhe organizatorëve se deri tek flamuri i BE e kuptoj. Akademia ka shpëtuar edhe nga ankthi i madh i luftimit të komunizmit”, tha ai.