Rama: Në administratë nuk futesh pa konkurs

Kryeminsitri Rama në fjalën e tij n prezantimin e projektit që synon përmes praktikës punësimin e të rinjve në administratën publike tha se është një mundësi e mirë për të gjithë.Shefi i qeverise tha se Administrata sot është përditë e më e ndarë nga fatet e zgjedhjeve dhe është e pamundur të punësohesh pa marrë pjesë në konkurs.

“Janë 950 të reja dhe të rinj që e filluan praktikën në administratë dhe 650 prej tyre e përfunduan ciklin e parë të punës si praktikë. Një pjesë u punësuan gjatë praktikës ndërkohë që ishin 200 më të mirët të cilëve iu lidhën kontrata 1-vjeçare pune dhe përgjithësisht janë një aset shumë shumë i vlefshëm brenda administratës. Sot krijojmë një hapësirë më të gjerë për më shumë të rinj të reja për njerëz me më shumë ambicie, vullnet për të hyrë nga dera kryesore e administratës. sot është e pamundur të hysh në shërbimin civil shqiptar pa iu nënshtruar konkursit. Kjo mundësi është reale dhe kalon përmes konkursit. Atyre që nuk besojnë tek konkurset ju them se nuk janë rezultate të parafabrikuar. Fakti që fitohen nga të rinj që kanë humbur më parë tregon se ka një pregatitje të posacme se ne ëkrkojmë një qasje të mirë”- deklaroi Rama.

Kryeminsitri e vuri theksin tek ky program, i cili sipas tij përmban një rëndësi të veçantë me interes kombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky është një program i ri, si çdo gjë e re në këtë vend. Pjesa dërrmuese të të rinjve mund të dëshmojnë se në fillim nuk besuan se ajo çka faktikisht përfituan do të ndodhte. Ky është një program me interes te madh kombëtar, që është interes reciprok, qoftë i të rinjve që gjejnë rrugën dhe përfitojnë nga mundësia për të bërë një praktikë pune në administratë, qoftë i shtetit që rrit potencialin njerëzor, që është larg administratës së një vendi evropian. Në historinë e një shteti ka gjëra që mund të bëhen shpejt, e disa ngadalë, por bazën e qëndrueshmërisë e përcakton cilësia dhe qëndrueshmëria e administratës.”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Ramës, prej kohësh administrata ka qenë nën varësinë e partive politike, ndërsa sot nuk është nën varësinë e tyre- tha kryeministri.

“Shqipëria është në një vuajte të madhe, të gjatë prej shumë vitesh dhe ne besojmë se po hedhim bazat e qëndrueshme të një administrate evropiane, duke u përqendruar me të gjitha forcat për zbatimin e një ligji për administratën, duke përballuar me dhimbje vuajtjet që sjell për një forcë të madhe politike në pushtet, zbatimi i këtij ligji. Është një ligj që ndan epokat në Shqipëri, nga një epokë ku administrata ishte zgjatim i fushatës dhe i rezultateve elektorale dhe në një epokë ku administrata është e ndarë nga fatet e zgjedhjeve.”, theksoi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?