Rama në Akademinë e Sigurisë, prezanton pagat e reja për të gjitha gradat

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Akademinë e Sigurisë, ku ka shpjeguar planin i qeverisë për rritjen e pagave.

Qeveria ka vendosur që edhe ata të kenë rritje të rrogave që do të realizohet në dy etapa, në harkun e një viti, nga ku do të përfitojnë 12120 punonjës të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, si dhe 3566 punonjës të sistemit të Policisë së Burgjeve.

“Ju të gjithë e keni përjetuar një rritje page vitin e shkuar. Ju kemi thënë që është një rritje page që do të vazhdojë dhe tani jemi bërë gati për një rritje page të konsiderueshme. Është, në fakt, rritja më e madhe historike e pagave si rezultat i krijimit të një mundësie për ta përballuar këtë dhe me këtë rast dua t’ju them të gjithëve që punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit, oficerët në të gjithë sistemet e sigurisë, përfshirë edhe sistemin e Burgjeve, patjetër që kanë merituar më shumë dhe patjetër që meritojnë më shumë dhe kjo është vetëdija jonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asnjëherë nuk e kemi vënë në dyshim që shpërblimet që i kemi rritur herë pas here nuk janë të mjaftueshme, por besoj që çdo njeri i arsyeshëm e kupton që shpenzimet në një shtëpi varen nga mundësitë dhe një shtëpi që nuk do të zhytet në borxhe dhe pastaj të mbetet pa çati, i balancon të dyja sa të mundet, siç bëni ju në shtëpitë tuaja”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?