Rama në Asamble: Referendumi, inkurajim për të ecur para

Në fjalimin e tij sot në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryetari Edi Rama ka vlerësuar se me kongresin e mbajtur dhe më pas me referendumin për mandatin e tij, PS-ja ka hyrë në një proces demokratik që do t’i shërbejë në të ardhmen.

“Referendumi ishte një mjet i shkëlqyer demokratik, me një pjesëmarrje inkurajuese dhe motivuese. Ajo çka ka ndodhur në këtë periudhë të fundit është një motivacion jashtëzakonisht i fuqishëm për të ecur me vendosmëri përpara”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, “tani PS ka një mbështetje kaq të madhe e domethënëse dhe vullnet për t’u anëtarësuar në radhët e saj”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Procesi i anëtarësimeve të reja nuk ka përfunduar, por me mbajtjen e kësaj asambleje anëtarësimi do të shtrihet në të gjithë vendin”, ka thënë Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka nënvizuar se plani për ripërtëritjen rrënjësore të forumit rinor socialist ka tërhequr mbi 4 mijë të rinj e të reja, ndërsa ka bërë thirrje për më shumë angazhim për përfshirjen e emigrantëve në vendimmarrje.

Më tej Rama është shprehur se pavarësisht këtyre arritjeve ka vend edhe për reflektim.

“Në 25-vjetorin e PS duhet të bëjmë edhe një reflektin në retrospektivë, për të parë arritjet dhe dështimet”, ka vijuar Rama. Në fund të fjalës së tij, shefi i qeverisë ka thënë se, në këto 3 vjet qeverisje është realizuar një numër rekord reformash.

“Kemi bërë më shumë reforma se asnjëherë më parë, në një kohë të shkurtër. Reformën territoriale-administrative, reformën fiskale, etj”, ka thënë Rama, raporton TCH.

“Jemi partia që kemi çliruar nga barra e taksave 97 për qind të shqiptarëve. Sot planifikojmë një rritje ekonomike 3.4 për qind, por mjafton të jemi mbi treshin”, ka shtuar shefi i qeverisë, për ta vënë theksin më tej edhe tek reforma në arsim, ajo në shëndetësi, etj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?