Rama në Beograd, në forum me homologun Vuçiç

Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në forumin për sigurinë që do të mbahet në Beograd në datën 13 tetor.

Së bashku me homologun e tij serb, Alexandër Vuçiç, kreu i ekzekutivit do të diskutojë për të ardhmen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe bashkëpunimin e tyre në funksion të një bashkëpunimi më të mirë në eliminimin e paragjykimeve dhe të rritjes së sigurisë dhe stabilitetit të Evropës Juglindore.

Historia e marrëdhënies mes dy vendeve ka qenë e ngrirë ndër vite por në vitet e fundit ato janë rigjallëruar. Kjo është hera e katërt që Edi Rama viziton Serbinë si Kryeministër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?