Rama në Beograd: Nesër është 2 vjetori i dronit
Më 14 tetor bëhen dy vite nga ndeshja Serbi-Shqipëri dhe Rama nuk ka hezituar ta përmendë këtë detaj gjatë promovimit të librit “Kurbani” në Serbi.
Rama është shprehur : “Dikush më kujtoi se nesër është 2 vjetori i dronit. Kujtoni si ishte atmosfera atëherë dhe tani. Në çdo media u transmetua si lufta e re ballkanike. Më kujtohet fytyra e Aleksandrit kur përmenda Kosovën, thashë më vete çfarë i bëra të shkretit djalë. do më vdesë para syve, por tashmë gjërat kanë ndryshuar”.
Kryeministri Rama ka folur edhe për ditëlindjen e tij në Elize ku u shpreh: “Kur Dacic më këndoi për ditëlindje në Elize askush s’po e besonte, kujtuam se mos ishte provokim. I thashë Holande se në Ballkan nuk bëhen festa pa muzikë, e ai kujtoi se doja orkestër. Dërgova Ditmirin tek Ivica duke menduar se nuk do pranonte. Ai tha: Cilën këngë? E gjithë salla me publicistë e gazetarë serbë dhe tre ministra qeshën “.
KOHA JONË SONDAZH

