Rama në Berat: NË RRUGËN E RILINDJES URBANE

 

Edi Rama shkruajn ne Facebook: Mbrëmë në Berat për çka kemi bërë dhe çka do të bëjmë vitin e ardhshëm në kuadrin e programit RILINDJA URBANE, që adreson në mënyrë të drejtpërdrejtë nevojat e komuniteteve dhe merr një rëndësi të veçantë kur ka nisur zbatimi i reformës historike administrative-territoriale.

Në të gjithë vendin janë 365 projekte dhe duke përfshirë edhe vitin 2016 shkojmë mbi 400 milionë dollarë investime.Të cilat janë investime për rritjen e ekonomive vendore dhe rritjen e cilësisë së jetës së komuniteteve, duke u krijuar hapësirë në mjedisin urban të gjitha moshave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me fillimin e vitit 2016, përfshihen për herë të parë, si pjesë e programit të Rilindjes Urbane, edhe infrastruktura bashkiake e ujitjes dhe e kullimit në fshat. Së bashku me bashkitë, vitin e ardhshëm do të bëjmë për ujitjen dhe kullimin në zonat e zhvillimit të qëndrueshëm bujqësor, ku përfshihet edhe Berati, më shumë se ç'është bërë në 25 vjet të marra së bashku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?