Rama në Bruksel: Ditë pozitive, kam bërë shumë biseda me zyrtarë të lartë
Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës që ka bërë në Bruksel, është takuar edhe me presidenten e Këshillit Evropian, Ursula von Der Leyen.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka ndarë foto nga takimet me zyrtarët, Rama shprehet se ishte një ditë produktive për të gjithë. kryeministri shton se bëri shumë biseda me zyrtarë të lartë, të cilët kanë dhënë vlerësime shumë të mira për Shqipërinë.
”Ditë pozitive e produktive në një moment të vështirë për të gjithë; bashkëbisedime të drejtëpërdrejta me miqtë tanë në Bruksel dhe vlerësime shumë të mira nga ana e tyre për Shqipërinë”,-shkruan Rama.