Rama në Bruksel, takime në kuadër të proçesit të Berlinit

 

Në Bruksel mbahet sot takimi për Ballkanin Perëndimor i njohur ndryshe edhe si “Procesi i Berlinit” ku merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Kreu i Qeverisë shqiptare do të zhvillojë fillimisht një takim me Komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Johannes Hahn.Një ditë më parë kryeministri Edi Rama shkroi se ndodhet “Në Bruksel për një ditë të rëndësishme në kuadër të procesit të Berlinit për bashkëpunimin e zhvillimin ekonomik të rajonit tonë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konferenca rajonale “Western Balkans’ 6″ zhvillohet në kuadër të procesit të Berlinit, një iniciativë e kancelares gjermane Angela Merkel.Të pranishëm pritet të jenë Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa ka kanë konfirmuar pjesëmarrjen kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë takim, do të diskutohet për rrjetin bazë të ndërlidhjes së autostradave dhe të linjave hekurudhore. Rrjeti bazë në rajon pritet të përfundojë deri në vitin 2030.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?