Rama: Ne e mbajmë premtimin, jemi këtu për të rikuperuar në krerë dhe prodhime
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në Ferras të Fierit, pranë familjes së përmbytur te Nebi Resulajt, të cilës i janë dhuruar 400 krerë dele duke rikuperuar krerët e humbura nga përmbytja.
Kryeministri Rama ndërsa ka takuar nga afër familjarët ka dhënë dhe një prononcim për mediat është shprehur se “ne do t'i zëvendesojmë menjëherë të gjitha humbjet, ky është prioritet kryesor".
"Jam shumë i kënaqur sot t'i shoh të buzëqeshin prapë babë e bir. Erdhëm sot këtu për një arsye jo thjesht për të zëvendësuar krerët siç i kemi premtuar kësaj familje dhe të gjithë familjet që do t'i marin krerët e humbur dhe prodhimet, por edhe për ta përçuar këtë shembull fantastik të kësaj familje që e kanë ndërtuar vetë. Këta janë modeli për të gjithë ata që punojnë dhe kanë një të ardhme”, shtoi ai.
Duke theksuar se i është mirënjohes këtyre dhe të gjithë atyre si këta që janë për mua dhe për ne burim frymëzimi dhe burim detyrimi. "Dhe kjo është dita për të thënë se sa e rëndësishme është ajo votë sepse me atë votë merr jetë drejtimi për mirë apo për keq. Me atë votë ti mund të vendosësh se çfarë drejtimi merr vendi yt dhe kush e drejton atë vend”, tha Rama.
Pyetjes se a ka zhvillim të ri me bankat, Kryeministri Rama tha se “nuk ka bisedime se gjithçka është mbyllur që në fillim, bankat kanë marrë angazhimin e tyre dhe ne po mbyllim një marreveshje të rëndësishme, e cila do të jetë e tëra në shërbim të këtyre njerëzve që janë realisht forca e ndryshimit”.
“Çdo fermer i këtij vendi duhet ta dijë se kjo është qeveria e tij”, tha shefi i qeverisë.