Rama në familjen Suka, dhurata për 9 fëmijët: Prej 1 janarit nëna përfiton nga progami i ri i mbështetjes
Festa e Krishtlindjes e ka gjetur kryeministrin Edi Rama këtë të hënë në familjen Suka në Paskuqan. Një familje me 9 fëmijë të cilët morën dhurata nga kreu i qeverisë, si edhe tashmë nëna e fëmijëve do të përfitojë që prej 1 janarit, nga progami i ri i mbështetjes me sigurimet
”Paskuqan, disa dhurata për Vit të Ri edhe në familjen Suka, e bekuar me 9 fëmijë, ku prej 1 janarit nëna do të përfitojë nga progami i ri i mbështetjes me sigurimet shendetësore dhe shoqërore për nënat e papuna me tre osë më shumë fëmijë nën 18 vjeç.
Gjithashtu kjo familje ka përfituar bonusin e bebes 1,2 milion lekë për fëmijën e lindur 1 vit më parë. Shumë faleminderit dyqanit të fëmijëve HAMLEYS për mbështetjen”,-shkruan Rama.