Rama në Fier, fton emigrantët të kthehen dhe të merren me bujqësi

Rehabilitimi i argjinaturës së majtë të lumit Seman, në bashkinë e Fierit ka përfunduar brenda 4 muajve të fundit të vitit të shkuar. Investimi konsiston në rehabilitimin e rreth 8 km argjinaturë gjatësore, duke garantuar një mbrojtje të qëndrueshme të rreth 5 mijë hektarëve toka bujqësore dhe zona të banuara nga përmbytja e lumit Seman, si dhe mbrotjen e stacionit të pompimit të gazsjellësit të TAP-it. Me kalimin e kohës, kjo strukturë përshtatet edhe me natyrën përreth.

Kryeministri Edi Rama nga Fieri kërkoi që të punohet me këmbëngulje në drejtim të informimit lidhur me linjën e re të financimit prej 250 milionë eurosh të Bankës së Shqipërisë për të gjithë ata që duan të investojnë në bujqësi.

“Ajo që duhet bërë tani dhe duhet përsëritur në mënyrë këmbëngulëse është informimi për linjën e re të financimit të Bankës së Shqipërisë. Janë 250 milionë euro të mbështetura me garancinë sovrane që ne po e përgatisim, një instrument shumë i favorshëm dhe me interesa shumë të ulëta për të gjithë ata që duan të investojnë në bujqësi, në zhvillimin rural, në agroturizëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, rehabilitimi i argjinaturave, ujitjes dhe kullimit, është një proces që vërtetë ka marrë kohën e vet, por po shkon drejtë kurorëzimit dhe shumë njerëz që s’kanë idenë fare thonë “akoma merreni ju me ujësjellësa? Akoma merreni ju me kanale e ujitje, këto gjëra bota i ka zgjidhur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

E dimë që i ka zgjidhur bota, por kur ne kemi filluar këtë punë ishin më shumë se gjysma e kanaleve e bllokuar dhe më shumë se gjysma e tokës së punueshme ishte e braktisur për shkak se s’kishte ujë. Rikuperimi që ne kemi bërë është i jashtëzakonshëm dhe në një kohë relativisht të shkurtër, ne me buxhetet modeste që kemi pasur, tani buxheti ka filluar të bëhet më domethënës për shkak se është rritur ekonomia, janë rritur të ardhurat, por nga ana tjetër çdo punë do kohën e vet”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?