Rama në Forumin e Demokracisë organizuar nga Biden: Reforma në Drejtësi tregoi se të luftosh korrupsionin është e arritshme

Kryeministri Edi Rama iu drejtua sot Samitit të Dytë të Demokracisë, organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, duke vënë në dukje që në nisje të fjalës së tij se një vit pas fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës, ky raund i dytë i mbledhjes së demokracive rreth tryezës përfton një kuptim të ri sa i takon urgjencës dhe rëndësisë së tij.

“Si një vend që ka përjetuar errësirën e regjimit diktatorial dhe mungesën e lirive bazë, që prej momentit që është bërë pjesë e bashkësisë së demokracive, Shqipëria ka dëshmuar jo vetëm angazhim kombëtar për të ndërtuar një shtet që mbështetet tek institucionet demokratike, por po ashtu ka ecur me këmbëngulje në rrugëtimin e saj sfidues pikërisht drejt këtij destinacioni të ri në historinë tonë. Ne kurrë nuk do të mundemi të falënderojmë mjaftueshëm modelet tona dhe aleatët tanë strategjikë, ShBA-në dhe BE-në, që na frymëzojnë në këtë rrugë të re, plot kthesa”, u shpreh Rama.

Nga ana tjetër, Rama tha se përmirësimi i jetës demokratike mbetet përparësia kryesore dhe që ti shërbejë më mirë qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Reforma jonë në drejtësi, që është në themel të axhendës sonë të reformave transformuese, po i tregon më në fund vendit se, po, të luftosh korrupsionin është jo vetëm e mundshme, por e bëshme. Ndaj, falë një reforme të tillë tërësore dhe institucioneve krejt të reja të drejtësisë, ajo çfarë ishte historikisht e paimagjinueshme deri pak vite më parë, po bëhet praktikisht e mundur: individët e lidhur me pushtetin dënohen dhe ndiqen penalisht. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?