Rama në Hoxharë, dorëzon 80 dele: Do zëvendësohen 2007 bagëti të imëta që janë mbytur
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot në Hoxharë të Komunës Darëzezë.
Rama ka vizituar sërish zonat e prekura nga përmbytjet, teksa po kryet dorëzimi i bagëtive të tjera tek banorët.
Në Hoxharë dy blegtorë kanë marrë 80 dele që i humbën gjatë përmbytjeve.
Kryeministri Rama tha se “Fermerët të jenë të sigurt se çdo bagëti do zëvendësohet. 2007 bagëti të imta kanë humbur nga përmbytjet dhe do zëvendësohen të gjitha. 32 lopë që kanë humbur, do zëvendësohen të gjitha. Ndërsa femrerët që kanë falenderuar angazhimin e qeverisë, thanë se në vitin 2005 nuk janë dëmshpërblyer për dëmttimet që kanë pasur.
“Strukturat na shpëtuan jetën, na dhanë mbështetje me ushqim për njerëzit dhe bagëtinë e mbetur. Nuk kemi parë asnjëherë mbështetje të tillë nga strukturat e shtetit”, thanë blegtorët.
Ndërsa Kreyminsitri Rama i sguroi fermerët se qeveria do i ndihmojë të gjithë pa asnjë dallim. “Do t’ju qëndrojmë pranë deri në fund, pa asnjë dallim; po ashtu do përfitojmë marsin që është muaji i qumshtit për delet. Këto familje meritojnë respektin, mbështetjen, solidaritetin më të madh. Këto familje janë shembull për gjithe Shqipërinë dhe të rinjtë e fshatit”, tha Rama. Ditën e djeshme kryeministri Rama dorëzoi 400 dele një femreri në komunën Ferras.