Rama në Kavajë, batuta me qytetarët për legalizimet
Kryeministri Edi Rama shpërndau në Kavajë leje legalizimesh falas. Ai tha se qeveria aktuale po bën atë që në 20 vjet nuk e bëri asnjë qeveri e mëparshme, ndërsa bëri të ditur se nga viti 2005 deri në vitin 2013 janë shpërndarë 461 legalizime dhe pjesa më e madhe për lokale ndërsa në më pak se një vit po shpërndahen 500 legalizime.
Gjatë takimit nuk kanë munguar dhe batutat mes Kryeministrit dhe qytetarëve
Rama: E paskan marrë gratë në dorë në shtëpinë tuaj.
Qytetarja: Ndiej kënaqësi që këtë legalizim e marr nga dora e kryeministrit. Si ish-mësuese ndiej kënaqësi që këtë leje ma dhanë nxënësit e mi.
Rama: Më kanë thënë që je demokrate e flaktë…
Qytetarja: Kam kthyer, sepse në qeverinë tuaj djali im filloi punë.
Rama: Ti mos kthe, më vjen keq që thua jam kthyer. I takonte tjetër kujt me ta dhënë por nuk ta dha-
Qytetarja: Nuk ma dha!
Qytetari: Faleminderit Kryeministrit dhe rilindjes, ta gëzoni edhe mandatin e dytë! Faleminderit ALUIZNI-t që na ka ardhur nëpër shtëpia.
Rama: Lëre politikën tashi. Faleminderit që përmende faktin se ALUIZNI ka shkuar derë më derë.
Rama: Hajde Idriz se edhe ti më dukesh nga larg si gjysmë i kthym.
Qytetari: E kam bërë kërkesën në 2005 dhe po e marr sot. Kryetari ka bërë punë bindëse.
Rama: Tani je në rregull, thuaj miqve të tu që është falas.
Rama një qytetareje: Të fala çunit se e di që e ke në emigracion. Socialistët të ftillum kanë qenë po si ka lënë njeri të dalë nga shtëpia. Rrinin në rrugë. Ne i duam nëpër shtëpia demokratët. Socialistë e Kavajës e kanë kuptuar që në fillim se si është loja, demokratët se dinin. Por çdonjëri prej tyre është qytetar dhe e kanë ëndërruar këtë legalizim si minierë floriri.
Qytetari: Unë jam pishtar i demokracisë
Rama: Duket se je flakë-
Qytetari: Jam skuqur se një copë katunar jam dhe jam i emocionuar para kryeministrit. Falenderoj zyrën e ALUIZNI-t dhe kryeministrin Rama.
Rama: S’do më kishte shkuar mendja që do ja jepja lejen një pishtari që ka ndriçuar për 20 vjet për demokracinë
Qytetari: Kam kthyer njëçik.
Rama: Hajde Sali hajde.
Qytetari: I ka ik koha të majtë e të djathtë, populli do qetësi, punë e siguri. Po realizove këto e ke popullin me vete.
Rama: Që s’ka të djathtë se themi dot, por të majtë ka, jemi ne këtu, përtej të majtës dhe të djathtës.
Rama: Hajde Qerem hajde, ta kam ndigju zanin ka kohë. Kujdes se mos falënderon ndonjë që nuk duhet. Kur ke aplikuar, sa u dhe atyre? Ah sa do kishe dashur ta jepte dikush tjetër Qerem…