Rama në Kavajë: Votoni PS-në, siç u votua PD-ja më 1992
Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar takimin e radhës në Kavajë në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Rama ka sulmuar Berishën duke thënë se ish-kryeministri nuk po përgatitet për fitore por për të qenë sërish në opozitë.
Rama përsëriti se kandidatin më të votuar të primareve në Kavajë, Sali Berisha e la jashtë listës.
“Oferta jonë në Kavajë është shumë e veçantë dhe e rrallë. Kavaja nuk është Tirana, nuk është Kamza nga pikëpamja e numrit, por ka mundësinë një zgjedhës apo zgjedhëse këtu në Kavajë që me një votë të marrë 4 deputetë. Shikoni çfarë ndodh me ofertën tjetër, Kavaja demokrate besoi te primaret, te thirrja e bufit të kënetës për të gjithë ata që kishin ambicie ta nxinin kokën mbi ujë.
Kavaja nxori në primare fituesin e gjithë qarkut të Tiranës, ku është sot e keni parë? E hëngri bufi siç hëngri ata që dalluan në primare. Bufi nuk përgatitet për fitore por për opozitë, për të penguar e shkatërruar shqiptarët. Keni parë listën e mbyllur të Tiranës, Hyseni juaj këtu meriton çmimin Nobel. Pastaj thonë pse thua çyrykë, po si ti them.
Ajo që ju them demokratë të Kavajës, në këto zgjedhje kanë mundësinë të bëjnë disa punë. Ndryshe nga shumë zgjedhje të tjera, janë zgjedhje për të zgjedhur se ku do jetë Shqipëria në 2030, në BE apo do shkojë në gropë prapë. Bufi ka dalë bashkë me një tufë qorrësh që ta tërheqë Shqipërinë për hallin e vet personal. I fiket llamba tre herë në ditë kur merr fjalën. Prandaj votoni Partinë Socialiste, siç u votua PD-ja në 1992-in,”-tha Rama nga Kavaja.
KOHA JONË SONDAZH

