Rama: Në Këlcyrë shatërvani blu si legen, tamam si fytyra e PD
Kryeministri Edi Rama në një takimim të sotëm me banorë të Sukës në Këlcyrë të Përmetit është ndalur në investimet në zonë.
Kryeqeveritari ka theksuar se, e djathta nuk ka kryer asnjë investim në Këlcyrë e Përmet dhe investimet e pakta i bën të shëmtuara. Rama shtoi se, nuk ka munguar financimi nga qeveria, por projektet e Bashkisë së Këlcyrës, lënë për të dëshiruar, tha ai.

“Ju e dini sa vështirë ka qenë në këto vite për mungesën e shtetit, braktisjes e fshatit që është konsideruar bastion i së majtës, ne pavarësisht se në Përmet kryetari është i PD ne kemi financuar disa herë më shumë sesa çka financuar PD kur ishte në qeveri sepse për ne s’ka rëndësi kush e drejton bashkinë si person e përfaqësues politik, por ka rëndësi që çdo projekt që është për komunitetin ne e mbështesim. Do mbështesim dhe Bashkinë e Këlcyrës për projektin e parë me një vizion dhe qasje evropiane kur e vetmja gjë që bëri PD është ndërtimi shatërvanit që është tamam fytyra e PD, një legen blu me pllaka banjoje në mes të qytetit pa ujë, me një si skulpturë të lënë nga dhia që ka kaluar atje të bardhë, një çmenduri që tregon vizionin e konceptim e PD për zhvillimin e komunitit.
Jam i befasuar nga ai shatërvan, është vepër monumentale e budallallëkut politike njerëzor që zor se e gjen në botë”.
KOHA JONË SONDAZH

