Rama në Kongres: Duam më shumë gra në PS, pa to jemi të mbaruar!
Kryeministri Edi Rama i ka tërhequr vërejtje krerëve të organizatave të PS në rrethe se nuk kanë përmbushur kushtin për të pasur bashkëkryetare gra.
“Duhet të hapë krahun kush nuk e ka kuptuar se PS nuk është pronë e asnjë shefi sado i madh apo i vogël. Qe na krerët e organizatave deri tek shefat në Tiranë. Akoma sot në vitin 2020 ne kemi gardhe dhe mure dhe kanale për njerëzit që duan të na bashkohen. Ne kemi kryetarë organizatash, deputetë, udhëheqeës që justifikojnë gardhe dhe mure. Nuk ka që jo këtë e kemi shok të mirë që nga koha e luftës. Ju doli keq ju që e latë partinë në dorën time. Kulmi është se ne vendosim që në çdo organizat të ketë një bashkëkryetare grua dhe sot që flasim akoma nuk i kemi të gjitha kryetaret gra aty ku kemi organizatat. Po e latë këtë në dorë të grave, dpuetëtve dhe shefave nuk do bëhet kurrë. Merreni në dorë vetë. Nëse ka një mundësi reale që ne të shtojmë forcën tonë elektorale janë gratë. Burrat çfarë kanë pasur për ta bërë e kanë bërë. Nëse ka një arsye madhore për të qenë krenare për këtë PS, është fakti se jemi ndër 5 vendet e para të botës për barazinë gjinore në qeverisje. Ka shumë ideologë brenda nesh që thonë se këto gratë në qeveri i keni me profil të ulët. Unë po iu them se kjo është mënyra për të parë se për çfarë janë ministrat. Puna e grave në qeveri është një punë që garanton siguri për të gjitha punët që duhet të bëjmë si qeveri
Ministrja e drejtësisë mund t’i jetë dukur teknike por sot e patë këtu dhe do të shikoni shumë më tepër gra që mund të marrin forcë dhe dinë për çfarë luftojnë. Më e rëndësishmja është të kuptojmë se sot ne jemi bëtë rreziku më i madh në PS. Këtë unë e shoh përditë. Kush është? Kundërshtari ynë më i rrezikshëm sot është boshi opozitar që mbizotëton në politikë dhe media”, tha Rama.
Negociatat
Negociatat kanë qenë në qendër të fjalimit të kryeministrit Edi Rama. Ai tha se pavarësisht të vendimit, reformat do të vijojnë e ndërsa nuk nguroi të bëjë edhe batuta.
“Nuk presim as mars, as maj, po të duan t’i hapin, po të duan mos t’i hapin negociatat dhe kur të kenë nge le t’i hapin. Mjaft më duke përgatitur dasmë kur krushqit nuk paraqiten, edhe pse nuk na i kanë hapur ne do të vazhdojmë që të punojmë sikur na i kanë hapur”, tha Rama.
Paga minimale
“Udhëheqës të Shengenit Rajonal. Përmes këtij procesi fuqizohet pozicioni ynë në rajon dhe kandidatura jonë për në BE”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Kongresi i PS lidhur me tubimin anti-qeveritar të thirrur nga presidenti Ilir Meta në datë 2 mars.
“Njerëzit po presin besëlidhjen e Lezhës në datën 2 Mars. Mendoni se njerëzit do të ngatërrojnë Gjergj Kastriotin me besëlidhësit e rinj që janë armiq të Reformës në Drejtësi. Nuk i shohin njerëzit fare këto. Njerëzit shohin nga ne. Ne duhet të shohim përtejë dhe duhet të shohim shumë përtej atyre që jemi mësuar të fitojmë. Nesër do kërkohet shumë më tepër. Nuk duam të merrem fare me katandisjen e konkurrentëve. Ne duhet të kuptojmë sot se ky boshi është armik i rreziksshëm“, u shpreh Rama.