Rama në Kukës: Rritja e pagave do të përfitohet nga muaji prill, por ligji u bllokua nga deputetët

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi elektoral në Kukës, bëri të ditur sot se projektligji për rritjen e pagave është bllokuar nga deputetët në Kuvend, pasi ata kërkojnë që rritja e pagës së tyre të bëhet tani.

Po ashtu kreu i qeverisë, sqaroi edhe njëherë se edhe nëse ligji për rritjen e pagave miratohet në muajin qershor, do të përfitohet edhe rritja e muajve prill dhe maj.

“Thonë, shtyu Rama rritjen e pagave. Pagat janë rritur për mësuesit, mjekët, infermierët etj., por kam pasur debat, se për rritjen e pagave të tjera duhet të miratohet ligji në parlament. Ligji është në parlament dhe qeverisë dhe deputetëve duhet t’u rriten pagat të fundit fare, vitin tjetër, kur të mbarojë për të gjithë. Deputetët duan t’i rrisin tani. Është bllokuar, kjo është arsyeja. Të gjithë duhet ta dinë se edhe nëse bëhet në maj, edhe nëse bëhet në qershor të gjithë pagat do t’i marrin me prillin dhe majin”, tha Rama.

SHKARKO APP