Rama në Lezhë, ndjek punimet në kantierin e rrugës Rrile-Hidrovor: Pjerini thotë do të jetë për të gjithë Ballkanin

Rruga Rrile-Hidrovor e cila lidh superstradën Lezhë‐Tiranë me fshatin Rrile dhe me Hidrovorin e Tales, është një investim që mbështet zhvillimin e turizmit të gjithë vijës bregdetare të Tales. Aty ku po punohen projekte mbresëlënëse investimesh në hoteleri. Kjo për të tërhequr më shumë vizitorë, krijuar mundësi të reja për biznes e punësim dhe fuqizuar Lezhën si pikë referimi për turizmin shqiptar.

Për të ndjekur nga afër ecurinë e punimeve për këtë rrugë, ishte sot në kantier kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu. Rama vlerësoi projektin për daljen në dritë të kësaj rruge si një aks tejet i rëndësishëm për turizmin, ndërkohë që theksoi se të tjera projekte do të kompletojnë zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.

“Për t’ju thënë të drejtën, kjo rrugë këtu është prej 3 vjetësh një çekan në kokën time e policisë (Pjerin Ndreut) derisa e përfshimë në programin e Fondit të Zhvillimit, bëmë dhe projektin dhe tani po bëjmë dhe realizimin. Besoj që dhe për ju që jeni këtu, sepse për të tjerët, Pjerini thotë do jetë për të gjithë Ballkanin, por për zonën do jetë shumë domethënëse. Për hir të vërtetës, përtej shakasë që është vetëm gjysma e së vërtetës, kemi projekte shumë të bukura këtu në zonën e bregdetit në Tale, por dhe në gjithë zonën e bregdetit. Janë projekte shumë të bukura zhvillimi dhe do sjellin shumë ekonomi”,-tha Rama.

Rruga ka gjatësi rreth 6,3 km nga hyrja me autostradën, deri buzë detit, me problematika të shumta, ku në segmente te ndryshme me kalimin e kohës ka degraduar si rezultat i reshjeve të shiut, si dhe rrëshqitjeve të dherave.


SHKARKO APP