Rama në Luksemburg: Heqja e tatimit të dyfishtë dhe rritja e turistëve në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg, ku është pritur nga homologu Luc Frieden, të cilin e quan një mbështetës i integrimit të Shqipërisë në BE.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare shprehet se heqja e tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri dhe rritja e mëtejshme të numrit të turistëve luksemburgezë në Shqipëri, janë çështjet e dakordësuara në takimin me homologun e tij në Luksemburg.

”Takim me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, një mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në BE, me të cilin ndër të tjera dakordësuam zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri dhe folëm për rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve luksemburgezë në Shqipëri”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP