Rama në Mat për të promovuar ekoturizmin, turizmin malor, kulinar e kulturor
Shqipëria jonë e vogël ka gjithnjë e më shumë mundësi të na madhëtojë me bukuritë e saj. Ajo po zbulohet e shpërfaqet jo vetëm për të huajt që e kanë futur vendin tonë në axhendat preferenciale turistike, por edhe për vendasit, të cilët në një qasje për të eksploruar vende të reja dhe bukuri të virgjëra, po e pasurojnë hartën e Shqipërisë me shpirtin e aventurës dhe befasitë unike që fshihen fare pranë nesh.
Në kuadrin e promovimit të natyrës shqiptare dhe mrekullive të peizazhit që ofrojnë vende të ndryshme, pak të eksploruara, kreu i ekzekutimit shqiptar na çon në Mat. “Pyjet e Matit ku festat lokale si ajo e fshatit Xibër në Klos, gjallërojnë zonën dhe promovojnë mundësitë për ekoturizëm, turizëm malor, kulinar e kulturor”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Siç dihet, Xibëri është një fshat i bukur që ndodhet në rajonin e Klosit, Mat. Ky fshat është i njohur për peizazhet e tij të bukura natyrore dhe për ruajtjen e traditave të zakonshme shqiptare.
Një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe të veçanta në Xibër të Klosit është festimi i “Festas së Bukës.” Kjo është një festë lokale që zhvillohet në fund të muajit gusht dhe është e lidhur ngushtë me mbledhjen e grurit dhe prodhimin e bukës. Festa është një rast për banorët e fshatit dhe vizitorët që të bashkohen dhe të festojnë së bashku me këngë, valle, dhe ushqime tradicionale. Në këtë ngjarje, njerëzit shpesh përgatitin bukë sipas metodave tradicionale dhe ndajnë atë me të pranishmit, duke theksuar rëndësinë e këtij ushqimi bazë në kulturën shqiptare.
Kjo festë është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar më shumë rreth kulturës dhe traditave të rajonit, dhe për të përjetuar mikpritjen e ngrohtë të banorëve të Xibër. Festat lokale si kjo ndihmojnë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe ofrojnë një mundësi për të lidhur brezat dhe për të festuar bashkë.
Albert Vataj