Rama në mbështetje të Benet Becit: Shpresë për Shkodrën, ky vend meriton ndryshimin

Shkodra është padyshim kryefjala elektorale e kryesocialistit Edi Rama. Kryeqendra e veriut të Shqipërisë është kthyer në një bast të vërtetë për ta fituar nga socialistët me Benet Becin, i cili e zhvilloi fushatën nën moton “Shkodra Pozitive”. Prandaj u zgjodh si një prej dy qyteteve për mbylljen e fushatës elektorale të PS.

“Jemi mes inatit dhe shpresës. Oferta jonë, ofertë e shpresës për Shkodrën. Duam mbështetje për ato që kemi folur, Shkodra meriton ndryshimin. Vota ditën e diel jo votë për mua votë për Shkodrën prandaj duhet ta fitojmë Shkodrën”,-tha Benet Beci në takimin përmbyllës të fushatës.

Nga ana tjetër, Rama tha se Benet Beci është jo kandidat i rastësishëm por një mundësi tjetër për të gjithë qytetarët e kësaj bashkie. “Ajo që është e rëndësishme, as ngjyra blu, as ngjyra mavi nuk e kanë udhëhequr kurrë Benetin në punën e vet, por e ka udhëhequr gjithmonë dëshira dhe e ka udhëhequr gjithmonë profesionalizmi i tij. Dua t’i them të gjithë atyre që nuk janë këtu që Beneti, si Shqipëria në fakt, nuk është as blu, nuk është as mavi, por është kuq e zi dhe Shkodra duhet të votojë kuq e zi këtë herë duke votuar për Benetin”,-tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Investimet e qeverisë socialiste për Shkodrën s’kanë munguar tha Edi Rama. Në fund kryeministri Edi Rama shpalosi edhe projektet për Shkodrën. “Kjo zonë këtu e ka bërë Zoti për të qenë një nga motorët më të fuqishëm ekonomikë të këtij vendi dhe kjo nuk funksionon si motor ekonomik”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?