Rama: Në mbledhjen e Shkodrës, vetëm drejtorët e strukturave të PS-­së

Kryeministri Rama iu është përgjugjur akuzave të PD­së, në lidhje me përgjimin që publikoi Berisha për mbledhjen e organizuar në Shkodër. Rama ka thënë në Kuvend, se në atë mbledhje kanë qenë vetëm drejtorët që janë pjesë e strukturave të PS­-së, asnjë drejtor tjetër. Ai tha gjithashtu se kushdo që do të përdorë administratën për fushatë, do të përgjigjet ligjërisht.

“Ne nuk bëjmë mbledhje me administratën për fushatë. Këtu është ndryshimi mes nesh dhe jush. Ne nuk i mbledhim drejtorët apo punëtorët e administratës, që t’iu themi se ne jemi partia­shtet dhe ju duhet të mbushni kutitë tona. Në mbledhjet tona janë të pranishëm edhe drejtorë të administratës, që janë pjesë e strukturave të PS­së. Në Shkodër, meqë u përmend video që është shkëputur nga konteksti, ne kemi pasur vizitë në një nga strukturat e suksesshme të administrimit dhe aty drejton një djalë, të cilin e keni vendosur ju dhe të cilin ne nuk e kemi lëvizur, pasi është një administrator i suksesshëm. Dhe mund ta pyesni nëse ishte në atë mbledhje apo jo, dhe pyesni edhe drejtorët e tjerë që nuk janë pjesë e PS­së. Por, drejtorët e PS-­së do të marrin pjesë në mbledhje. Pyesni drejtoreshën e Arsimit në Durrës, ishte dje në mbledhjen tonë apo jo? Nuk ishte, sepse nuk është pjesë e strukturave të PS­së dhe kjo nuk ka ndodhur me asnjë drejtor që nuk është pjesë e strukturave të PS­së. Koha kur drejtorët silleshin me zor në mitingjet e organizuara në Tiranë, ka vdekur. Nëse ju do të keni çfarëdo rasti që lidh administratën me interesat e fushatës së PS­së dhe LSI­së, të jeni të sigurtë që përgjigjia do jetë e mënjehershme dhe jo si ju. Se ju e mbani mend një burrë plak që dilte këtu dhe thoshte se edhe Obama e përdor administratën për fushatë, dhe për këtë arsye edhe unë do e përdor”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

SHKARKO APP