Rama në muzeun e Mercedesit, synon t’i bindë për investime
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar Muzeun e Merced-Benz në Gjermani, ndërsa nga ky gjigant po synon thithje investimesh.
“Në mjediset e muzeut fantastik të Mercedes-Benz me sipërmarrës të automobilistikes të landit të Baden Wurttemberg-ut, për mundësitë e investimeve në Shqipëri. Reformat ekonomike, fiskale dhe administrative, si edhe klima e përmirësuar ndjeshëm e të bërit biznes po shënojnë impakt shumë pozitiv në vëmendjen e investitorëve të huaj”, ka shkruar Rama në Facebook.
Duhet kujtuar se “benzi” siç njihet kjo markë gjermane e veturave në Shqipëri është më e preferuara nga shqiptarët atje.