Rama në Ohër: Të flasim hapur pa pasur frikë nga problemet

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në takimin e Ballkanit të Hapur me mesazhin për të mos patur frikë për të folur hapur.

“Unë po shkruaja disa shënime jashtë fjalimit të përgatitur. Besoj se ky është një rast për të folur për Ballkanin e Hapur si me Ballkanin e Hapur. Ne nuk mund të vijmë në një takim dhe të flasim siç jemi mësuar kur shkojmë në Bruksel. Ne duhet të flasim shumë hapur dhe duhet ta ruajmë dhe ta fuqizojmë këtë karakteristikë të këtij rajoni, pa pasur frikë se nga e folura hapur ne mund të kemi më shumë probleme sesa arsyeja për t’u bashkuar. Unë dua të kujtoj se ne mblidhemi sot në një samit të Ballkanit të Hapur pasi ka filluar lufta në Ukrainë.

Ndryshe nga disa gabimisht mendojnë, lufta në Ukrainë e bën Ballkanin e Hapur edhe një domosdoshmëri më të madhe para se kjo luftë të fillonte.

Mbrëmë kam pasur kënaqësinë të takoj këtu, ambasadorin Hill, një ndër veteranët e diplomacisë amerikane dhe pa diskutim një njohës i thellë i rajonit, që ka shërbyer në Tiranë në kohët dramatike të transformimit”, tha Rama.

SHKARKO APP