Rama në Orikum: Kush prodhon më shumë mbeturina do ketë gjobë më të lartë
Në kuadrin e zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit për pastrimin e gjithë vijës bregdetare, kryeministri Edi Rama theksoi nga Orikumi penalitetet e parashikuara në ligj do të ashpërsohen.
“Kush ndot do të penalizohet. Penalizmi kryesor do të vijë nga ndotësit kryesorë dhe ndotësit kryesorë janë subjektet private, hotele, restorante, fabrika, të gjithë ata që ushtrojnë aktivitet që prodhojnë më shumë mbeturina.
Duke patur parasysh bregdetin ata që janë aktivë në sezonin e verës si biznese do të kenë gjoba shumë më të larta, por edhe për individët patjetër që gjobat duhet të jenë shumë më të larta. Por, përtej asaj se sa të larta i vemë duhet të kemi një nivel tjetër zbatimi dhe këtu është shumë rendësishme të përfshihet me shumë më tepër përgjegjshëmri
Policia e Shtetit sepse është detyra e çdo punonjësi policie në çdo zonë që të jetë syri i shtetit dhe pastaj inspektorët përkatës të bëjnë punën e tyre. Por jam i bindur se nëse do t’i qëndrojmë shumë fort këtij plani do të arrimë ta vëmë në vijë këtë punë dhe ta bëjmë të pakthyeshme”.