Rama në Prishtinë, Kurti largohet nga zyrat e qeverisë
Kryeministri Edi Rama është në Prishtinë në kuadër të turit Ballkanit. Ai është takuar me Presidenten Vjosa Osmani dhe do të takohet dhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Deri më tani nuk është konfirmuar ende takimi me Albin Kurtin. Mediat raportojnë se Kurti është larguar nga zyrat e qeverisë pak pas orës 16:30. Në këtë kohë, Rama ka qenë në takim me Presidenten Osmani.
Sipas axhendës, kryeministri Rama pritet t’i drejtohet zyrave të Kuvendit ku do të takohet me Konjufcën. Në ambientet e Kuvendit të Kosovës ka hyrë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.