Rama në Qafë Thanë: Synojmë unifikimin e doganave me Maqedoninë e Veriut

Nga Qafë Thana, ku së bashku me homologun Kovaçevski mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të programit të ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Rama tha se me këtë nismë synohem unifikimi i doganave me shtetin fqinj.

“Ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë ata që kalojnë nga kjo pikë kufitare, qofshin individë apo kompani që shkëmbejnë mes dy vendeve. Është një moment i rëndësishëm sepse më në fund ua lehtësojmë në mënyrë të konsiderueshme kalimin në këtë pikë dhe patjetër i japim një shtysë të mëtejshme jo vetëm shkëmbimeve tregtare, por edhe zhvillimit të marrëdhënieve tona në tërësi pa harruar edhe zhvillimin e turizmit”, tha kryeministri Rama i pranishëm në ceremoninë e organizuar sot në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Shqipëria këtë vit po përjeton një fluks të madh të turistëve dhe kjo nismë është pjesë e rë për transformimim në funksion të lehtësimit të kalimit të kufijve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria këtë vit po përjeton impakt të jashtëzakonshëm të transformimit të saj. Si asnjë vit më parë fluksi i turistëve, por dhe numri i investitorëve të mëdhenj ndërkombëtarë te interesuar për të investuar në industrinë e turizmit në Shqipëri, së bashku me shqiptarët e diasporës apo dhe me ata që banojnë në Shqipëri është realisht tejet inkurajues” tha kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?