“Rama në rolin e ministrit të Shëndetësisë, mjekut, hoxhës e priftit”, Spaho: Të bëhen testime masive për COVID, do reduktoheshin kostot

Kur në vendin tonë janë konfirmuar deri më tani 377 raste të personave të prekur nga COVID-19, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaroi se Shqipëria nuk po ndjek këshillat e OBSH, për testime masive.

Në një intervistë për emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Spaho tha se ndonëse duhet t’i lihej hapësira për të folur specialistëve, tashmë rolin e tyre e bën kryeministri Edi Rama, që sipas tij bën edhe detyrën e ministres së Shëndetësisë, mjekëve, policisë, apo dhe priftit dhe hoxhës. Teksa shtroi publikisht pyetjen se pse nuk bëhen testime masive, demokrati tha se identifikimi i rasteve do të kishte dhe më pas kosto për ekonominë shqiptare.

“Ju thoni se duhet t’ja lëmë fjalën ekspertëve, e specialistëve. Madje të hartonin dhe të drejtonin strategjinë e përballjes me pandeminë. Për fat të keq s’po shohim specialitet, por kryeministrin nga mëngjesi deri në darkë. Ai bën kryeministrin, ministrin e Shëndetësisë, doktorin, policin, priftin, hoxhën, i ka marrë në dorë ai të gjitha. Ekspertiza e OBSh ka porositur të gjitha vendet, që të bëjë; teste, teste. Sjellja e kryeministrit, nuk është sjellje e autoriteteve profesionale, pasi mjekët kërkojnë që të bëhen testet. Kryeministri ka monopolizuar gjithçka. Jemi vendi që kemi kryer më pak teste dhe dallohemi nga vendet e tjera të Evropës për një mori arsyesh. Dhe ne si qytetarë shqiptarë s’dimë se cilët janë potencialet që ka vendi për të kryer testime. Pse nuk kryhen testime masive? Pas porosisë thonë se kryerja e testeve masive, kapen rastet në kohë dhe kostoja do jetë më e vogël. Ne e dimë se sa kapacitet kanë vendet rreth nesh, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, dhe dimë sa kanë pajisje për oksigjenin dhe s’dimë sa kanë në Shqipëri. Pse mbahen sekret? Pse nuk kalojmë në testime masive. Kryeministri tha sot se; kemi 6% vdekshmëri. Ne duhet të vazhdojmë të besojmë shifrat e kryeministrit? Kjo është se ne nuk jemi dakord, që të paraqiten faktet dhe kërkojmë nga organet e specializuara të mund të kalojnë në testime masive në mënyrë që të kontrollojmë sa më shpejt, veçanërisht rrethin e kontakteve të pacientëve me COVID. Të gjithë jemi të interesuar që të preken sa më pak persona.”, pohoi Spaho.

SHKARKO APP