Rama në Samitin e Ballkanit
Kryeministri Edi Rama merr pjese sot ne Samitin per Ballkanin qe zhvillohet ne Bruksel, organizuar nga Komisioni Europian.
Kryeministri Rama ka patur nje mengjes pune me Kryeministrin e Kosoves, zotin Isa Mustafa dhe zevendeskryeministrin dhe Ministrin e Jashtem Hashim Thaci. Ne kete takim eshte diskutuar per projektet e perbashketa mes dy vendeve dhe projektet nga te cilat Shqiperia dhe Kosova do te perfitojne si rezultat i procesit te nisur ne Berlin nen udheheqjen e Kancelares Merkel.
Kryeministri Rama eshte takuar edhe me Kryeministrin e Malit te Zi Gjukanovic me te cilin ka diskutuar rreth projektit te autostrades Adriatiko Joniane, projekt qe lidh Shqiperine me Malin e Zi dhe Greqine. Dy Kryeministrat diskutuan edhe mbi projekte te perbashketa ne fushen e turizmit, sidomos ne zonen e liqenit te Shkodres dhe lumit Buna.
Kryeministri i Shqiperise eshte takuar edhe me Komisioneren per Politiken e Jashtme Mogherini, me te cilen ka diskutuar te ardhmen europiane te vendit tone si edhe punen e qeverise shqiptare dhe reformat e ndermarra per te permbushur 5 prioritetet qe e afrojne Shqiperine edhe me shume me Bashkimin Europian.
Kryeministri Rama pritet te takohet gjate dites edhe me Kryeministrin serb Vucic dhe kryeministrat e tjere te rajonit.
KOHA JONË SONDAZH

