RAMA: NË SAMITIN E BEOGRADIT PËR SIGURINË
Nga Edi Rama.
Sot në Samitin e Beogradit për Sigurinë, bashkë me kryeministrin Vuçiç në një bashkëbisedim të moderuar nga një ndër penat më të mprehta të gazetarisë botërore mbi Ballkanin, Misha Glenny, për të sotmen e të ardhmen e Europës Juglindore; rrugën e integrimit të Balkanit në BE; marrëdhëniet Shqipëri-Serbi dhe Kosovën si mosdakordësia themelore mes nesh.
Përpjekja e perveçme dhe e përbashkët e vendeve të Ballkanit për tu bashkuar me Europën, është e vetmja rrugë modernizimi për shoqëritë e shtetet tona, për tu ndarë nga e kaluara aspak bujare dhe për të ndërtuar të ardhmen që aspirojmë për gjeneratat e tjera.



KOHA JONË SONDAZH

