Rama në Selanik, autoritetet greke ndalojnë gazetarët shqiptarë të ndjekin takimin

Nesër (e dielë), kryeministri Edi Rama do të jetë në Selanik, në kuadër të turit të takimeve me shqiptarët e Diasporës. Por që këtë pasdite gazetarët duken se po hasin probleme. Gazetarët shqiptarë janë ndaluar në kufi, ku nuk u është lejuar kalimi nga autoritetet greke, nën pretendimin se nuk kanë në rregull procedurat.

Ata raportojnë se autoritetet kanë qenë njoftuar për emrat e punonjësve të medias që do të shkojnë në Selanik. Sipas gazetarëve shqiptarë policia kufitare greke nuk i ka lejuar të kalojnë pa marrë një autorizim nga Ministria e Jashtme e Greqisë.

Në Selanik për sigurinë e eventit kanë mbërritur edhe forcat e Gardës së republikës dhe Reneas, ndërsa policia greke ka vënë në dispozicion forca të shumta policore. Grupimet ekstremiste të djathta greke kanë deklaruar se do të protestojë jashtë sallës ku do të mbahet takimi i kryeministrit me diasporën shqiptare në një hotel në Selanik.

Gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi sqaroi se doganierët grekë në kufi i ka lënë në pritje ekipet e gazetarëve dhe operatorëve, duke i thënë se presin një autorizim nga Ministria e Jashtme, e madje duke mos ju kthyer mbrapsht as pasaportat e tyre.

SHKARKO APP