Rama në selinë e OKB-së, pritet nga Sekretari i Përgjithshëm António Guterres (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ndodhet në SHBA, në një vizitë zyrtare disa ditore. Kreu i qeverisë është pritur nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB, António Guterres, pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit.
Më pas do të jetë pritja zyrtare e Shqipërisë për përfaqësuesit e 193 vendeve anëtarë të OKB, përfaqësues nga senati/kongresi amerikan e miq të Shqipërisë me marrjen e mandatit dy vjeçar si anëtar jo i përhershëm Këshillin e Sigurimit.
Në këtë takim kryeministri Rama dhe presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Sigurimit do të japin mesazh për Botën. Në vizitën 4 ditore, më 15 shkurt në Uashington, kryeministri Rama po ashtu do të ketë një takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken.
Postimi i plotë
New York, selia e Kombeve të Bashkuara. Takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres, pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara.