Rama në SHBA, pritet takimi me Blinken dhe merr pjesë në samitin e OKB-së
Kryeministri Edi Rama sot do të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kreu i qeverisë do të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria përfaqësohet si anëtare e përkohshme.
Mësohet se në vizitën katër ditore, gjithasht është parashikuar edhe një takim me sekretarin amerikan Anthony Blinken, më 15 shkurt në Uashington.
Kryeministri Rama do të zhvillojë takime me zyrtarë të tjerë kjo për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve.