Rama në Shijak, nis dëgjesat publike për rindërtimin

Këtë të shtunë, në orën 11:00 do të mbahet një dëgjesë publike për rindërtimin dhe planet e zhvillimit të Shijakut pas tërmetit të 26 nëntorit dhe mbledhjes së 1.15 miliardë euro fonde në Konferencën e Brukselit. Takimi i parë ishte në Thumanë, ndërsa në vijim të procesit transparent, dëgjesa e dytë publike për Shijakun do të mbahet në ambientet e palestrës së shkollës “Muharrem Dollaku”.

Familjet që kanë pësuar dëme nga tërmeti po i afrohen mundësisë për të pasur një shtëpi të re. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, dje në një konferencë për shyp, tha se javën e ardhshme hapet tenderi ndërkombëtar për ndërtimin e 3400 banesave. ”Javën që vjen shpallet gara ndërkombëtare nga të dy njësitë e mësipërme, Bashkia Tiranë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për 3400 shtëpi individuale”.

Nga ana tjetër, Ahmetaj njoftoi gjithashtu se fondi i alokuar nga buxheti i ministrisë është 8.7 mld lekë. Fondi i Zhvillimit do të ndërtojë 2500 banesa, ndërsa Bashkia Tiranë do të ndërtojë 889 shtëpi. Ministri Ahmetaj garanton se banesat do të ndërtohen me teknologji modulare. Parimi i solidaritetit është baza e rimëkëmbjes nga qeveria sipas Ahmetajt. ”Dua të theksoj në një fjalë çelës, shtëpitë janë falas”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?